Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Shëndetësisë në Çeki sëmuret rëndë nga gripi i derrit
English

Ministri i Shëndetësisë në Çeki sëmuret rëndë nga gripi i derrit

Pragë, 2 shkurt, NOA - U impononte të tjerëve leksione për marrjen patjetër të vaksinës për gripin e derrit, por ka rënë vetë "viktimë" e kësaj sëmundje. Fjala është për ministrin e Shëndetësisë në Çeki, Mihael Vit, i cili ishte ngarkuar me përgjegjësinë e vaksinimit të detyruar të më shumë se 200 mijë njerëzve me vaksinën kundër AH1N1.

Por ja që ai ka rënë vetë pre e sëmundjes në fjalë, duke qëndruar në shtrat prej dy ditësh të tëra.

Vit vazhdimisht në media ka apeluar të mos e nënvleftësohet gripi i ri dhe të kryhet vaksinimi, vpor vetë ama ishte vaksinuar vetëm kundër gripit sezonal, duke harruar të marrë edhe vaksinën kundër virusit AH1N1, i cili shkakton sëmundjen e gripit të derrit.

n.e/NOA

KOMENTE