Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja Terry, vendos Capello
English

Çështja Terry, vendos Capello

Londër - Angli, 3 Shkurt NOA - Për sa i përket çështjes më të përfolur gjatë ditëve të fundit asaj të lojtarit të Çelsit John Terry, në lidhjen e tij me ish-të fejuarën e kolegut të tij Bridge, Vanessa Perroncel, duket se do të këtë fjalën e tij dhe trajneri i përfaqësueses Angleze, Fabio Capello.

A do t'i hiqet atij shiriti i kapitenit? Kjo është pyetja për të cilën përgjigje mund të japë vetëm tekniku italian.

Capello është shprehur se do të shikojë gjendjen që do të krijohet në dhomat e zhveshjeve midis lojtarëve, ku krahas saj i ka kërkuar dhe Baldinit për një informacion më të detajuar të kësaj çështjeje dhe më pas do të marrë vendimin e tij.

Në krahun tjetër në mbrojtje të John Territ ka dalë presidenti i Federatës së Futbollit në Angli i cili është shprehur: "Fabios i pëlqen Terry dhe si lojtar por dhe si kapiten i skuadrës, por ai duhet të marrë parasysh se çfarë ka ndodhur dhe jam i bindur se do të marrë vendimin e duhur", - përfundoi ai në një deklaratë të dhënë rreth kësaj ngjarjeje.

r.b/NOA

KOMENTE