Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup, gjatë janarit 1 milion euro nga pasaportat me urgjencë
English

Shkup, gjatë janarit 1 milion euro nga pasaportat me urgjencë

Shkup, 3 shkurt, NOA - Ministria e Punëve të Brendshme Maqedonase gjatë muajit janar të këtij viti ka përfituar dhe siguruar mbi një milion euro nga pasaportat e reja biometrike. Këto para janë përfituar vetëm nga kërkesat e qytetarëve për marrjen e pasaportave me urgjencë, për të cilën procedurë paguhet 4.900 denarë, taksa tjetër prej 250 denarësh dhe plotësime të tjera të dokumentacioneve përcjellëse.

Përfitimet e shumave të larta nga MPB-ja, ka bërë që të heshtet për ofertën e re të kompanisë gjermane "Giseke & Devriant" për përpunimin e pasaportave. Kompania gjermane tanimë nga fillimi i këtij viti ka propozuar pranë MPB-së ofertën për rritjen e kapaciteteve për nxjerrjen e pasaportave të reja biometrike, me qëllim të eliminimit të radhëve dhe kaosit në këtë ministri, për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të qytetarëve.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me propozimin e kompanisë gjermane, duke shtuar se oferta e re është në shqyrtim e sipër dhe do të varet nga buxheti dhe miratimi i qeverisë, për shkak se sipas tij, bëhet fjalë për furnizime me makineri dhe teknikë plotësuese.

"Janë disa oferta, që i kemi marrë në shqyrtim. Pritet të vendosim, por paraprakisht po shqyrtojmë aspektin e sistemit të sigurisë dhe aspektin teknik e financiar", ka theksuar Kotevski. Mirëpo derisa MPB nuk do të vendos për rritjen e kapaciteteve dhe pajisjen e shpejtë të qytetarëve me pasaporta të reja, përfitimet shumë milionëshe priten edhe gjatë muajve shkurt, mars dhe prill, kur këto muaj janë të plotësuara nga kërkesat e rregullta me pasaporta, ndërsa brenda tyre po vijojnë kërkesat për nxjerrjen me urgjencë të pasaportat. Zëdhënësi Kotevski ka nënvizuar se kanë lutur kompaninë "Giseke & Devriant" që të bëjë furnizimet edhe me pasaportat e tipit B edhe në gjuhën shqipe, me qëllim të pajisjes së qytetarëve shqiptarë.

Mungesa e zgjidhjes urgjente, po vijon me radhët e gjata, nervozizmin dhe kaosin nëpër sportelet e MPB-së.

NOA-INA

KOMENTE