Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama kërkon përmbysjen e pushtetit me dhunë
English

PD: Edi Rama kërkon përmbysjen e pushtetit me dhunë

Tiranë, 5 Shkurt NOA - "Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po dëshmon edhe një herë tjetër se zgjedhja dhe përcaktimi i tij është politika e rrugës dhe jo institucionet demokratike dhe shteti ligjor".

Këtë qëndrim mbajti sot partia Demokratike e cila përmes deputetit të saj Edi Paloka lëshoi akuza për opozitën se po kërkon përmbysjen e qeverisë.

"Me qëndrimet e ditëve të fundit ai po u tregon të gjithëve se nuk ka aspak ndërmend të zbatojë kërkesat e qarta të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

për futjen e opozitës në parlament dhe për ngritjen e një komisioni hetimor, që duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese", - tha Paloka në një dalje për mediat në selinë e Parlamentit.

Tashmë po bëhet përherë e më evidente se pushteti në tavolinë është e vetmja gjë që kërkon dhe e vetmja gjë që mund ta kënaqë Edi Ramën, - vijoi Paloka duke shtuar: "Dhe gjithmonë në funksion të kësaj aventure absurde ai duket se e ka marrë me gjakftohtësi vendimin për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Socialiste".

Sipas PD, "fakti që Edvin Kristaq Rama po kërkon përmbysjen e qeverisë, jo nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së lirë, do të thotë se mentaliteti marksist i baballarëve është ende i gjallë tek çunat e rinj të Bllokut, por Edi Taku-nardi, siç po e thërrasin kohët e fundit në mjediset e Partisë Socialiste, duhet ta harrojë që mund të impresionojë njeri në këtë vend me kërcënimet për protesta dhe dhunë", - deklaroi Paloka.

"Shqipëria është tashmë në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian dhe historia e dikurshme e etërve të çunave të rinj të Bllokut është thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë shqiptarët, që nuk do të përsëritet më kurrë", - përfundoi qëndrimi i PD i transmetuar përmes Palokës.

e.r/NOA

KOMENTE