Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rogozin: Serbia në NATO? Rusia njeh Kosovën
English

Rogozin: Serbia në NATO? Rusia njeh Kosovën

Moskë, 6 shkurt, NOA - Nëse Serbia pranon të hyjë në NATO, atëherë edhe Rusia do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës. Me këtë "kërcënim" diplomatik, përfaqësuesi i përhershëm rus në Aleancën Veriatlantike, Dmitrij Rogozin ka paralajëmruar Serbinë për hapat e mundshme në kuadrin e një anëtarësimi të saj të ardhshëm në strukturat e Bashkimit Evropian.

"Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por,edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, një situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën", ka thënë përfaqësuesi rus lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se me pranimin e Serbisë në NATO "Rusia nuk do të ketë argumente të jetë serbe më e madhe se vetë ajo".

n.e/NOA

KOMENTE