Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim tritoli në qendër të Vlorës, hidhet në erë një makinë
English

Shpërthim tritoli në qendër të Vlorës, hidhet në erë një makinë

Vlorë, 6 Shkurt NOA Update - Një makinë u hodh në erë mbrëmjen e sotme pasi persona ende të paidentifikuar kishin vendosur një sasi të konsiderueshme lënde plasëse, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kali i Trojës" në qendër të qytetit të Vlorës, kur një automjet i markës "Benz" tip 2400 me targa të Vlorës, u përfshi nga flakët që erdhën si pasojë e plasjes së një sasie të konsiderueshme eksplozivi.

Burimet policore në vendngjarje thanë se ende nuk janë të qartë për autorët e krimit kurse konfirmohet se i plagbosur ka mbetur pronari i mjetit, Morand Hoxha, 38-vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë deri vjet për LSI, aktualisht me PS.

Hoxha u dërgua në spitalin e Vlorës ku mjekët thonë se gjendja e tij mbetet kritike.

a.d/NOA

KOMENTE