Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria nis këtë vit ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan
English

Berisha: Qeveria nis këtë vit ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan

Por Kryeministri ishte i paqartë, kur tha se "pas rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan do të jetë një nga projektet më madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve". Kjo pasi burime të agjencisë NOA nga Këshilli i Ministrave kanë bërë të ditur se ndërtimi i rrugës së Arbrit do të shtyhet me të paktën dy vjet, për shkak se fondet do të rialokohen duke shkuar për kompensimin e të dëmtuarve nga përmbytjet e Shkodrës

Elbasan, 8 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha informoi sot qytetarët e Elbasanit se projekti për autostradën Tiranë - Elbasan ka përfunduar dhe se brenda këtij viti qeveria do të nisë ndërtimin e saj.

Pohimin, Berisha e bëri gjatë një fjalimi që mbajti në përurimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare "Qamil Guranjaku" në këtë qytet.

Duke folur për ëndrrën shumëvjeçare të elbasanasve për një rrugë të shkurtër lidhëse me kryeqytetin, Berisha lajmëroi se projekti për autostradën Tiranë - Elbasan ka përfunduar dhe shtoi:

"Gjithashtu, dua t'i informoj qytetarët se brenda këtij viti qeveria do të nisë ndërtimin e kësaj autostrade".

Berisha theksoi në këtë kuadër se "ky projekt, me tunelin e tij, shkurton në mënyrë të ndjeshme jo vetëm distancën Elbasan - Tiranë, por edhe distancën Korçë - Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë - Tiranë".

Por Berisha ishte i paqartë, kur tha se "pas rrugës së Arbrit, autostrada Tiranë - Elbasan do të jetë një nga projektet më madhore të qeverisë sonë gjatë këtyre viteve".

Kjo pasi burime të agjencisë NOA nga Këshilli i Ministrave kanë bërë të ditur se ndërtimi i rrugës së Arbrit do të shtyhet me të paktën dy vjet, për shkak se fondet do të rialokohen duke shkuar për kompensimin e të dëmtuarve nga përmbytjet e Shkodrës.

"Ne jemi të vendosur që Shqipëria e vitit 2013 të jetë një Shqipëri krejt tjetër, ku shqiptarët nga të katër anët e vendit të lëvizin në një kohë dy herë më të shkurtër për të mbërritur në kryeqytetin e tyre".

e.r/NOA

KOMENTE