Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesta kthehet sërish në skuadër
English

Nesta kthehet sërish në skuadër

Milano, 8 Shkurt NOA - Pas dy barazimeve radhazi për ekipin e Milanit më në fund vijnë dhe lajme të mira për teknikun brazilian, Leonardo. Këto lajme vijnë nga infermieria e ekipit kuq e zi pasi po pritet rikthimi i mbrojtësit, Alesandro Nesta. Në stërvitjen e ekipit lojtari mori pjesë rregullisht dhe mund të quhet i rikuperuar plotësisht, madje do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Milanit, e cila do të luhet ditën e premte në mbrëmje, ku djemtë e Leonardos do të përballen me ekipin e Udinezes, i cili po kalon një moment mjaft të mirë, me rezultatet pozitive që ka marrë në ndeshjet e fundit.

Ndërsa për sa i përket dy lojtarëve të tjerë të cilët po vuajnë një dëmtim, Pato dhe Zambrota, ata po vazhdojnë të kryejnë një stërvitije të diferencuar nga grupi, në palestër dhe rikthimi i tyre pritet të ketë një kohë më të gjatë.

r.b/NOA

KOMENTE