Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje mes dy fqinjësh në Kukës, kërkime në dëborë
English

Vrasje mes dy fqinjësh në Kukës, kërkime në dëborë

Kukës, 8 Shkurt NOA - Një burrë mbeti i vrarë pasditen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në kushte të gjaknxehtësisë së ardhur nga konflikti për pronën mes dy familjeve, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çinamak të Kukësdit, viktima është Defrim Keçi, 35 vjeç kurse autor i dyshuar i vrasjes është Sali Leka, rreth 65 vjeç.

Policia konfirmoi se ka arrestuar sot në mbrëmje autorin e dyshuar të ekzekutimit, pas kërkimeve disa orëshe që kreu në zonën malore ku dëbora kishte krijuar vështirësi të shumta për ndjekjen policore.

Nga hetimet e para doli se vrasja erdhi pas një grindjeje të përsëritur që Keçi dhe Leka patën sot pasdreke për rrethimin e gardheve mes tyre, duke shfaqur secili pretendime për mënyrën e zgjerimit të gardhit nga tjetri.

Në rritim e sipër, dyshohet se 65-vjeçari Leka ka marrë një armë zjarri, pushkë që mbante në banesë dhe me të ka hapur zjarr në drejtim të Keçit duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë më pas, i dyshuari ka vrapuar nëpër pyjet në dëborë për t'u arrestuar disa orë më vonë, pa rezistencë.

i.h/e.r/NOA

KOMENTE