Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhja e krizës, presidenti nis sot përgatitjet mbi negociatat me Ramën e Berishën
English

Zgjidhja e krizës, presidenti nis sot përgatitjet mbi negociatat me Ramën e Berishën

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Dita e sotme përkon me atë të nisjes së mundshme të negociatave të paralajmëruara nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbi zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.

Bëhet fjalë për takimet që ai parashikohet të zhvillojë me krerët e dy kampeve të politikës, Rama dhe Berisha me qëllimin e zgjidhjes së ngërçit që ka bllokuar prej muajsh legjislativin për shkak të mungesës brenda tij të grupit të deputetëve socialistë.

Nga ana e tyre, këta të fundit duket se nuk kanë hequr ende dorë nga pretendimet lidhur me kutitë e votimit të 28 qershorit për hapjen apo moshapjen e tyre.

E në këtë situatë, duket se ka ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar, i cili përmes takimeve të kryera me përfaqësuesit politikë në vend, ka kërkuar që presidenti të ndërhyjë sa më parë për të zhbllokuar situatën politike, që sipas tyre paraqitet mjaft e rënduar.

Konkretisht, pas dy takimesh të zhvilluara me ambasadorin e KE, Lohan dhe atë të Spanjës, Montobio, bëhet me dijeni se do të ketë sërish një takim të tyre sot me kreun e shtetit, Bamir Topi.

Takim ky i cili do të pasohet edhe me atë që presidentin Topi do të zhvillojë një orë më pas me ambasadorin amerikan, Uithers.

n.e/NOA

KOMENTE