Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjenci e re për parashikimet mbi ndryshimet e klimës
English

Agjenci e re për parashikimet mbi ndryshimet e klimës

Uashington, 9 shkurt, NOA - Ashtu siç ekziston një agjenci ndërkombëtare për planet bërthamore, së shpejti do të ketë një të tillë edhe për parashikimet dhe studimet që do ndërmerren në mënyrë globale mbi ndryshimet e klimës. Një propozim i tillë është bërë nga administrata Obama, e cila konkretisht sipas saj do të merret me studimin dhe raportimin mbi ndryshimet klimatike në botë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve amerikanë, do të jetë më e lehtë për të parandaluar pasojat negative të këtij ndryshimi.

Vetëm pak javë më parë në Danimarkë u mbajt konferenca ndërkombëtare ku u diskutua mbi ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.

Takimi i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe ndaj autoritetet ndërkombëtare po përpiqen të gjejnë të gjitha mënyrat e duhura për të zgjidhur problemin e klimës.

n.e/NOA

KOMENTE