Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti sot me gjermanin Bochardt, vijon takimet me ambasadorët për krizën
English

Presidenti sot me gjermanin Bochardt, vijon takimet me ambasadorët për krizën

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të vijojë gjatë ditës së sotme takimet me përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë lidhur me çështjen e zgjidhjes së krizës politike në vend.

Burime konfirmojnë se në listën e takimeve të kreut të shtetit sot është ambasadori i Gjermanisë, Bernard Bochardt.

Ndërsa dje, Topi ka takuar për herë të tretë kreun e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmut Lohan dhe ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse, si edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uithers II.

Ndërkaq, sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga organi i Presidencës, Topi ka paralajmëruar për ditën e shtunë në orën 11.00 edhe një takim me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE