Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Tafaj, pezullon nga detyra pedagogët e akuzuar për mitmarrje
English

Ministri Tafaj, pezullon nga detyra pedagogët e akuzuar për mitmarrje

Tiranë,11 shkurt, NOA- Dy pedagogët që u vunë në pranga nga strukturat e seksionit kundër korrupsionit në drejtorinë e Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra e tyre në Universitetin Bujqësor. Vendimi u mor nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, një ditë pas arrestimit të pedagogëve, mbi të cilët rëndon akuza për mitmarrje.

Burime zyrtare nga ministria e Arsimit deklaruan se ministri Tafaj i ka kërkuar rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj të pezullojë dy pedagogët e akuzuar, për të cilët është marrë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Policia e Tiranës arresti dhe 7 persona për mitmarrje dhe korrupsion në kuadrin e operacionit të koduar "Provimi i Suksesshëm 1" .

Mes të arrestuarve kanë qenë dhe dy pedagogët e Universitetit Bujqësor, konkretisht, mësohet, Astrit Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë dhe Vasil Kashuta, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

KOMENTE