Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MotoGP, dëmtohet Jorge Lorenzo
English

MotoGP, dëmtohet Jorge Lorenzo

Spanjë, 12 Shkurt NOA - Vijnë lajme të këqija për spanjollin Jorge Lorenzo i cili ka pësuar një frakturë në dorën e tij të djathtë gjatë një seance stërvitore me një motorcross në Bracelonë.

Për këtë gjë ai është operuar menjëherë dhe për të patur një rikuperim sa më të shpejtë të tij mjekët kanë futur në dorën e tij një pllakë platini e cila do ta ndihmojë atë për këtë gjë.

Lorenzo e pësojë këtë përplasje pasi me motorin e tij ai tentoi të merrte një kthesë me një shpejtësi që ishte prej 30 kilometrash në orë. Për këtë dëmtim për të parashikohet një kohë e gjatë ndalese, ku afati i rikuperimit të tij është nga 4 deri në 6 javë gjë që do të thotë se ai nuk do të marrë pjesë në provat e fundmuajit në Sepang.

r.b/NOA

KOMENTE