Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkime por dy peshkatarë në Liqenin e Shkodrës, njëri gjendet i vdekur
English

Kërkime por dy peshkatarë në Liqenin e Shkodrës, njëri gjendet i vdekur

Shkodër, 13 Shkurt NOA - Një burrë u gjet i vdekur pak minuta më parë në liqenin e Shkodrës pasi disa orë më herët kishin nisur kërkimet e forcave speciale me kërkesë të familjarëve.

Viktima është Kujtim Kurti, rreth 40 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Kërkimet e forcave të RENEA po vazhdojnë dhe për kushëririn e tij Agim Kurti i cili gjithashtu dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Shkodrës.

Dy kushërinjtë, tre ditë më parë ishin nisur për peshk me një varkë në liqenin e Shkodrës por nuk ishin kthyer më dhe asnjë kontakt nuk kishte që atë ditë me familjarët e tyre, përfshirë dhe me celular nuk kanë arritur dot të lidhen.

Për këtë shkak, familjarët denoncuan në polici dhe kërkuan ndihmën e tyre për të gjetur dy të zhdukurit.

r.d/r.b/NOA

KOMENTE