Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër në universitet, profesorja vret 3 kolegë dhe plagos 2 të tjerë
English

Masakër në universitet, profesorja vret 3 kolegë dhe plagos 2 të tjerë

SHBA, 13 shkurt, NOA - Së paku tre të vdekur dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike. Ky është bilanci i shkaktuar në Fakultetin e shkencave në Universitetin e Alabamës në Huntsville (SHBA). Amy Bishop rreth 40 vjeçe, pedagoge në katedrën e biologjisë specialiste e shkëlqyer në neurologji, e diplomuar në Universitetin prestigjioz të Harvardit ka qëlluar mbi kolegët pasi mësoi se kërkesa e saj si docente nuk është aprovuar dhe pozicioni i saj ishte i përkohshëm.

Sipas zëdhënësit të Universitetit,Ray Garner ngjarja ka ndodhur gjatë një seminari në biologji.

Amy Bishop është arrestuar dhe bashkë me të dhe një person tjetër, i cili dyshohet se është i shoqi i pedagoges, por nuk është e qartë nëse ai është e përfshirë në masakrën. Policia ka rrethuar menjëherë universitetin dhe njoftohet se nuk ka studentë të plagosur. Një nga të plagosurit mësohet se punonte në universitet, por nuk ishte pjese e stafit pedagogjik.. "Universiteti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim tjetër", tha zëdhënësi i Universitetit.

a.k/NOA

KOMENTE