Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi i ri i Polanskit, premierë në Berlin (Video HD)
English

Filmi i ri i Polanskit, premierë në Berlin (Video HD)

Video HD: {youtube}WrvkY6rAgHU{/youtube}

Berlin, 14 shkurt, NOA/ Milena Selimi - Filmi i ri i Roman Polanskit "The Ghost Writer" ka qenë premierë të premten në festivalin ndërkombëtar të Berlinit. Vetë regjisori i njohur polako-frëng nuk ka mundur të udhëtojë në Berlin për të qenë në tapetin e kuq të Biernales së ‘60.

Arsyeja dihet: Është ende nën regjimin e arrestit shtëpiak në banesën e tij në Zvicër derisa të merret vendimi përfundimtar për të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzën e përdhunimit në vitin 1977.

Rolet kryesore në filmin e tij u realizuan nga Juan McGregor dhe Pirs Brosnan. Filmi është mbështetur në romanin e Robert Haris dhe subjekti flet për ish-kryeministrin britanik Adam Lang (Që interpretohet nga Brosnan) i cili po shkruan kujtimet dhe për të cilën e ndihmon një njeri që është paguar të mbetet anonim, që shkruan në fakt nën emrin e tij (McGregor).

Ky film që është realizuar i pari pas filmit "Oliver Twist" nga 2005 duhej të mbaronte para disa muajsh, por regjisori u burgos kur po kthehej në Zyrih për të marrë një çmim për karrierën e tij.

Gjithsesi Polianski vazhdoi të punojë me filmin e tij në dy muajt e qëndrimit në burgun zviceran dhe pastaj dhe gjatë arrestit në burg në shtëpinë e tij në GÅ¡tadu.

Filmi "The Ghost Writer" është një nga njëzetë krijimet që është duke konkurruar për Ariun e Artë në këtë edicion të Bierlinales.

m.s/q.xh/NOA

KOMENTE