Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri uron shqiptarët për festën e Shën Valentinit
English

Kryeministri uron shqiptarët për festën e Shën Valentinit

Tiranë, 14 shkurt, NOA- Kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur që ditën e të dashuruarave tu dërgoj një përshëndetje gjithë shqiptarëve.

Në një njoftim të publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrit, bëhet e ditur se kreu i qeverisë, fton gjithë të rinjtë dhe të rejat, që në këtë ditë të vlerësojnë dashurinë njerëzore.

"Kryeministri Sali Berisha i uron sot përzemërsisht të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14 Shkurtin, Ditën e Shën Valentinit, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen dhe shokun e dashur", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Me një stil ndryshe, kreu i qeverisë ka zgjedhur që në këtë festë, e cila ka hyrë vonë në traditën e vendit tonë të lëshoj jo mesazhe politike, por njerëzore.

Me një stil ndryshe, kreu i qeverisë ka zgjedhur që në këtë festë, e cila ka hyrë vonë në traditën e vendit tonë të lëshoj jo mesazhe politike, por njerëzore.

"Sot ne të gjithë bashkë nderojmë njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së njeriut", ka thënë kryeministri, Sali Berisha.

xh/NOA

KOMENTE