Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri belg ndërpret vizitën në Kosovë dhe Shqipëri
English

Kryeministri belg ndërpret vizitën në Kosovë dhe Shqipëri

Prishtinë, 15 shkurt, NOA - Kryeministri i Belgjikës, Iv Leterm ka ndërprerë vizitën në Kosovë dhe është nisur për në Bruksel, pas lajmit për aksidentin e trenave ku e humbën jetën 20 vetë.

Gjithashtu, kryeministri belg ka ndërprerë dhe një vizitë që ishte planifikuar të mbahej nesër në Tiranë. Kryeministrit Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD-së, i shprehur ngushëllimet e tij qeverisë belge në lidhje me tragjedinë hekurudhore. Berisha gjithashtu konfirmoi dhe faktin se vizita e kryeministrit belg në Tiranë është anluar.

Pos sot zyra e qeverisë së Kosovës tha se të gjitha takimet me zyrtarët e Kosovës janë anuluar.

Vizita e Leterm në Kosovë ishte e para në turneun në Ballkan që përfshinte edhe vizitat në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Dy trenat e udhëtarëve që u përplasën sot në Bruksel lanë të paktën 20 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur.

xh/NOA

KOMENTE