Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Champions League, fitojnë United dhe Lione
English

Champions League, fitojnë United dhe Lione

Itali, 17 Shkurt NOA - Ka qenë një mbrëmje plot emocione dhe gola ajo e djeshmja e kompeticionit të Champios League. Supersfida midis Milanit dhe Manchester United ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe një mori golash ku fitues në këtë garë kanë dalë "djajtë e kuq" të Ferguson.

Ata arritën të mundnin ekpin kuq e zi me rezultatin 3 me 2 ku të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me gloin e realizuar nga Ronaldinho, i cili më pas u barazua në pjesën e parë nga gol i veteranit Poul Schools. Më pas pjesa e dytë vuri në dukje formën e shkëlqyer që po kalon Rooney, i cili realizoi një dopietë duke e çuar ekipin e tij në avantazh të dy golave. Më pas për të shkurtuar diferencën mendoi Clarenc Seedorf i cili u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të garës dhe shënoi një gol mjaft të bukur duke vendosur rezultatin përfundimtar në 3 me 2 në favor të miqve. Një rezultat tepër pozitiv ky për United ku në ndeshjen e kthimit ata do të luajnë më të qetë pasi Milani do të kualifikohej në rast se fiton me dy gola në avantazh, gjë që do të jetë mjaft e vështirë për ekipin kuq e zi, por jo e pamundur duke parë lojën e pjesës së parë të kësaj ndeshje ku lojtarët e Milanit e vunë ekipin e Ferguson në një vështirësi të vërtetë.

Për sa i përket ndeshjes tjetër asaj midis Lione dhe Real Madrid gjërat nuk shkuan mirë për yjet e Pellegrinit pasi sërish ata humbën në fushën e francezëve me rezultatin 1 me 0 ku duhet thënë se ishte një fitore e merituar nga ky ekip pasi ata ushtruan një presion të vazhdueshëm tek Reali dhe krijuan më shumë okazione për të shënuar. I vetmi rast për tu përmendur për "los blancos" ishte një penallti në drejtim të Ronaldos në minutat e fundit të garës e cila nuk u dha nga gjyqtari kryesor.

r.b/NOA

KOMENTE