Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti i keq, rrëshqitje dheu në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj
English

Moti i keq, rrëshqitje dheu në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj

Tepelenë, 17 shkurt, NOA - Aksi rrugor Tepelenë-Memaliaj, është bllokuar sot nga rrëshqitjet e shumta të dheut që kanë ndodhur pas shirave të shumtë të rënë gjatë ditëve të fundit. Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, sipas të cilit reshjet kanë shkaktuar lëvizje të mëdha të masive të dheut, duke shkaktuar probleme në rrugë. Ai shton se rrëshqitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur fadroma, të cilat po punojnë për hapjen rrugës dhe normalizimin e situatës.

Gjatë ditës së sotme, qarkullimi në aksin e sipërpërmendur është vështirësuar ndjeshëm për shkak të bllokimit të pjesëve të kësaj rruge. Për pasojë, automjetet mund të lëvizin vetëm në një kalim, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

n.e/NOA

KOMENTE