Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni shqiptar i MPJ, konsultim me palën hungareze
English

Delegacioni shqiptar i MPJ, konsultim me palën hungareze

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Në mjediset e dikasterit të Jashtëm, sot janë zhvilluar konsultime diplomatike mes delegacioneve të ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Hungarisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të MPJ-së, sipas të cilave delegacionet respektive u kryesuan nga zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi dhe sekretari i Shtetit të MPJ të Hungarisë, Jena¶ Faller. Të dy palët vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe ranë dakort për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjelltë.

Zv/ministrja Harxhi theksoi se dy sfidat imediate të Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, janë liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit kandidat.

Në këtë kuadër, ajo e informoi homologun e saj hungarez mbi plotësimin e të gjitha detyrimeve të udhërrëfyesit për vizat si dhe për ecurinë e procesit të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian.

Më tej, Harxhi u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe duke u fokusuar në fushat ku përvoja e suksesshme e Hungarisë mund të shfrytëzohet në shërbim të përshpejtimit të procesit integrues të Shqipërisë.

Ndërsa sekretari i Shtetit të MPJ të Hungarisë, Faller, shprehu vlerësimin e tij për progresin thelbësor të arritur nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe procesit të integrimit evropian.

Gjithashtu, ai nënvizoi se Hungaria mbështet plotësisht procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me zonën Shengen, duke e konsideruar atë një proces teknik.

Në fund, dy palët shkëmbyen protokollin e bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme, i cili pritet të nënshkruhet gjatë vizitës të afërt të Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, Sekretari i Shtetit të MPJ të Hungarisë, Jenö Faller, zhvilloi një takim kortezie edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE