Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klosi-Berishës: Mos injoro vullnetin e PS-së për kompromis
English

Klosi-Berishës: Mos injoro vullnetin e PS-së për kompromis

Tiranë, 18 shkurt, NOA Foto Update - Partia Socialiste ka përsëritur sot qëndrimin e saj për hapjen e kutive, duke i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të mos zgjas procesin e negociatave.

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi u shpreh se selia roza ka bërë kompromisin më të madh duke njohur rezultatin, por nuk mund të tërhiqet nga hapja e kutive.

"Partia Socialiste rithekson edhe njëherë qëndrimin e saj në mbështetje të tryezës së dialogut dhe i bën thirrje mazhorancës së Sali Berishës që të mos injorojë vullnetin e mirë të Partisë Socialiste për dialog dhe të mos zvarrisë me kot arritjen e një kompromisi", u shpreh Klosi.

Ai ka përsëritur dhe një herë qëndrimin e kryesocialistit, Rama për hetim të plotë të zgjedhjeve pa ndryshim rezultati.

Sipas Klosit, ky është një qëndrim parimor i bazuar në vlerat e standardet europiane të demokracisë, në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura të Shqipërisë.

"Partia Socialiste e ka ofruar tashmë kompromisin e saj të madh duke njohur rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit pavarësisht rezervave në lidhje me mbarëvajtjen e procesit. I takon tani mazhorancës që të kontribuojë për zgjidhjen e krizës duke lejuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar me objekt të pakufizuar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit", u shpreh Klosi.

m.xh/NOA

KOMENTE