Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozitari grek, Samaras: Nuk u trembemi hetimeve nga BE
English

Opozitari grek, Samaras: Nuk u trembemi hetimeve nga BE

Athinë, 18 shkurt, NOA - Partia konservatore greke, "Demokracia e Re", nuk u trembet hetimeve që pritet të ndërmerren nga Bashkimi Evropian për deklarimet e rreme të deficitit buxhetor të Greqisë. Një fakt të tillë, e ka pohuar udhëheqësi i opozitës greke Antonis Samaras. Sipas tij, "Demokracia e Re", ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet. Samaras tha pas bisedimeve dje me kryeministrin Jorgo Papandreu, se partia e tij nuk i trembet asgjëje.

Samaras tha se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.

Ai shtoi edhe se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë, duke sqaruar se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi madhësinë e deficitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE