Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLL kundër PD dhe LSI: Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit, 21 maji
English

PLL kundër PD dhe LSI: Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit, 21 maji

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Nëse debati mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendosjen e një datë për krimet e komizmit, ka qenë 29 nëntori, Partia Lëvizja e Legalitetit bënë një tjetër propozim.

Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Murat Basha, 21 maji mund të ishte dita më e përshtatshme për të kujtuar viktimat e komunizmit.

Basha tha se data më e përshtatshme për nderimin e viktimave të komunizmit do të ishte ajo e revoltës së 21 majit 1973, ku të burgosurit, politikë brenda rrethimit të telave me gjemba në kampin famëkeq të Spaçit, në kulmin e diktaturës dhe terrorit të saj, gjetën kurajën dhe vetëmohimin për t'u ngritur në revoltë me devizën: "Poshtë komunizmi", "Poshtë Enver Hoxha", Rroftë Shqipëria e Lirë".

Duke analizuar propozimet e PD-së, PLL mendon se, "20 shkurti është një datë simbolike, por në fund të fundit është heqja e një busti prej bronzi në grahmat e fundit të regjimit komunist, ndërsa 21 maji i vitit 1973 është revoltë e organizuar në kulmin e fuqisë dhe ashpërsisë së diktaturës kur edhe kryekrimineli Hoxha ishte gjallë".

Ndërkohë që Partia Demokratike miratoi pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, caktimin e 20 shkurtit si datë për të kujtuar viktimat e komunizmit.

m.xh/NOA

KOMENTE