Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Personat e lumtur, preken më pak nga sëmundjet
English

Studimi: Personat e lumtur, preken më pak nga sëmundjet

Kolumbia, 18 shkurt, NOA - Optimizmi përveçse të bën të jetosh një jetë të lumtur, bën që ajo të jetë edhe më e gjatë. Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit të realizuar nga Universiteti i Kolumbias, sipas të cilit personat e lumtur në jetë kanë më pak rrezik për të shfaqur sëmundje kardiovaskulare, në krahasim me ata që jetojnë në trishtim dhe depresion.

Sipas ekspertëve, shtimi i emocioneve pozitive mund të reduktojë rrezikun për shfaqjen e problemeve kardiake.

Studimi në fjalë ka zgjatur për një periudhë kohore 10-vjeçare dhe ka ndjekur 1.739 burra dhe gra që merrnin pjesë në një kërkim mbi shëndetin në Kanada.

Personeli ka matur rrezikun e sëmundjeve kardiake të pjesëmarrësve dhe emocionet negative tek ta si depresioni, dëshpërimi e ankthi, përveç emocioneve pozitive si gëzimi, lumturia, eksitimi, entuziazmi apo kënaqësia.

Në fund të hulumtimit, u vu re se si pjesëmarrësit pa ndenja pozitive shfaqnin një rrezik më të lartë prej 22% për infarkt, sesa të tjerët.

n.e/NOA

KOMENTE