Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID, program për vlerësimin e hoteleve dhe turizmit në Shqipëri
English

USAID, program për vlerësimin e hoteleve dhe turizmit në Shqipëri

Tiranë, 18 Shkurt 2010 - Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të zbatoj programin e vlerësimit të hoteleve dhe shërbimeve në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet agjencia gjatë Konferencës së Dytë Vjetore të Shoqatës së Turizmit të Shqipërisë (ATA). Projekti parashikon mbështetje financiare dhe teknike për Shoqatën e Turizmit.

Programi i quajtur "Quality Mark" bazohet në modelin e krijuar dhe mbështetur nga USAID në Kroaci, Bullgari dhe së fundmi edhe në Maqedoni.

"Është një sistem unik vlerësimi që siguron informacion për holetet e vogla dhe njësi të tjera akomoduese që ofrojnë një kategori të përshkruar si "Turizëm Autentik". Ky segment i shfaqur tregu i cili rritet me shpejtësi synon t'i ofrojë udhëtarit një eksperiencë më të personalizuar e cila thekson kulturën e vendit, mjedisin, ushqimin, punët artizanale dhe eksperienca në natyrë", thuhet në materialin e USAID për prezantimin e këti programi.

Sipas pas ekspertëve ky program do të ndihmojë ofruesit e njësive akomoduese të përmirësojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Si dhe do të jenë më të aftë në praktikat e biznesit dhe mbështesë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turzmit.

m.xh/NOA

KOMENTE