Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Femrat në Parlament, Topalli ikën në Egjipt
English

Femrat në Parlament, Topalli ikën në Egjipt

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të zhvillojë një vizitë dyditore në Egjypt për të marrë pjesë në konferencën "Gratë parlamentare si faktorëaktivë të zhvillimit", që organizohet nën kujdesin e zonjës së parë të Egjyptit, Suzanne Mubarak.

ajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të Kryetares së Kuvendit. Sipas njoftimit, Jozefina Topalli është e vetmja Kryetare Parlamenti që është ftuar të marrë pjesë në këtë konferencë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të referojë mbi rolin e gruas në politikë si faktor shumë i rëndësishëm dhe vlerë themelore për një qeverisje demokratike.

Gjatë kësaj vizite, zonja Jozefina Topalli pritet të zhvillojë takime me Kryetarin e Parlamentit të Egjyptit, Ahmed Fat'hy Sorour, me Kryeministrin Ahmed Nazif, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ahmed Aboul Gheit.

m.xh/NOA

KOMENTE