Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisionerja e BE vjen në Prishtinë
English

Komisionerja e BE vjen në Prishtinë

Prishtinë, 19 shkurt, NOA - Komisionerja e Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme, Katerina Ashton, do të mbërrijë sot për herë të parë për një vizitë zyrtare në Kosove si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Bëhet me dijeni se gjatë qëndrimit të saj në këtë vend, ajo do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e misionit evropian EULEX, të Zyrës Civile Ndërkombëtare, me përfaqësues të Komisionit Evropian si edhe me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Bosnjë-Hercegovinë, ajo bëri me dijeni faktin se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në rrugën e tyre për një afrim të mëtejshëm.

"E ardhmja e Bosnjës multi-etnike është në BE", - tha ajo pas takimit me kryeministrin Nikola Spiric.

Ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd, ajo paralajmëroi një bashkëpunim më të mirë me Gjykatën e Hagës për krime lufte.

n.e/NOA

KOMENTE