Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi Obama-Dalai Lama, acarohet Kina
English

Takimi Obama-Dalai Lama, acarohet Kina

Pekin, 19 shkurt, NOA - Takimi i djeshëm mes liderit shpirtëror të tibetianëve që jeton në ekzil, Dalai Lama dhe presidentit amerikan, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë është pritur me nota proteste nga Pekini zyrtar.

Qeveria kineze e ka ftuar ambasadaorin amerikan në Pekin që të protestojë për shkak të zhvillimit të këtij takimi, i paralajmëruar për të mos u mbajtur prej saj.

Nga ana e saj, ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë e "ka cënuar pranimin e vazhdueshëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara se Tibeti është pjesë e Kinës". Duke shtuar se takimi "i ka dëmtuar seriozisht" marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Nga ana e saj, Republika Popullore e Kinës kërcënoi disa herë me pasoja për marrëdhëniet bilaterale që para takimit faktin e pritjes nga Shtëpia e Bardhë të Dalai Lamës.

Sipas saj, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve i cili jeton në ekzil, po angazhohet për shkëputjen e Tibetit nga Kina.

Por Kalden Lodoe nga Bashkësia Tibetiane në Uashington është shprehur se ai nuk e kupton reagimin e tillë të palës kineze për këtë takim.

"Barak Obama nuk është presidenti i parë amerikan që takohet me Dalai Lamën. Prej vitit 1990 atë e ka pritur secili president amerikan. Kështu që kjo është kthyer në rutinë", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE