Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli, takim me homologen austriake
English

Topalli, takim me homologen austriake

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e parlamentit austriak, Barbara Prammer. Në çelje të bisedës, bëhet me dijeni se kryeparlamentarja Topalli dhe homologia Prammer evidentuan marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu vlerësimet për mbështetjen shumë të rëndësishme, që Austria i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese, si dhe angazhimi të qeverisë austriake dhe e Kancelarit Gusenbauer për njohjen e statusit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit tha më tej se Shqipëria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në reformat për integrim në BE, ku veçoi standartet e plotësuara për liberalizimin e vizave, si shpërndarja e konsiderueshme e pasaportave biometrike, sigurimi i kufijve, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar e reforma të tjera.

Më tej, Topalli bëri me dije homologen austriake, për angazhimin dhe punën serioze që ka bërë administrata shqiptare në plotësimin e Pyetësorit të Bashkimit Evropian, i cili ka përfunduar në 90 % të përgjigjeve të tij.

Biseda u përqendrua më tej edhe në bashkëpunimin mes dy parlamenteve, ku të dyja kryetaret theksuan se rritja e shkëmbimit të përvojave dypalëshe, përbën një orientim kryesor, në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Temë e takimit mes dy kryetareve të parlamenteve ishte dhe organizimi e konferencës së ardhshme globale të parlamentareve.

n.e/NOA

KOMENTE