Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drogë dhe 33 mijë euro falso, dy në pranga
English

Drogë dhe 33 mijë euro falso, dy në pranga

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Dy persona me 33 320 euro falso janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit.

Policia bënë të ditur se, Skënder Selim Buçpapaj dhe Entela Hasan Dardha, janë arrestuar pak orë më parë në kuadër të operacionit të koduar "Euro Mat". Të gjitha kartëmonedhat e gjetura dy të arrestuarve janë të prerjes 20 euro. Sipas policisë kjo është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara.

Arrestimi i tyre u bë pas një investigimi disa mujor. Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa po tentonin të këmbenin një shumë të konsiderueshme kartëmonedhash euro false.

Por veç kartëmonedhave të sekuestruara, policia deklaron se dy të arrestuarve u është kapur dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Mbajtja e drogës, sipas policisë mendohet të jetë për përdorim dhe qese e mostra për shitje ne treg.

Gjithashtu, Buçpapajt dhe Dardhës i janë sekuestruar dhe dy vula të falsifikuara të shoqërive tregtare, 6 telefona celularë, si dhe një makine tip BMV me targë TR 2729 F.

"Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të eurove të falsifikuara dhe drogës. Vazhdojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE