Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Armët nukleare, kërcënim për botën
English

SHBA: Armët nukleare, kërcënim për botën

Uashington, 20 shkurt, NOA - Zëvendëspresidenti Xho Bajden është shprehur se SHBA-të do t'u kërkojnë përkushtime konkrete vendeve tjera që t'i sigurojnë materialet bërthamore. Bajden e quajti përhapjen e armëve bërthamore, kërcënimin më të madh për botën.

Nënpresidenti Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë përkushtime konkrete nga vendet tjera që ta sigurojnë materialin e tyre bërthamor në samitin e prillit në Uashington.

Në një fjalim në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Bajden e quajti përhapjen e armatimit bërthamor kërcënimin më të madh për botën dhe përsëriti thirrjen e presidentit Barak Obama për një botë pa armë bërthamore.

"Përhapja e armatimit bërthamor është kërcënimi më i madh, me të cilin përballet vendi dhe, besoj, edhe njerëzimi. Prandaj, ne po punojmë për ta ndaluar përhapjen e tyre dhe përfundimisht t'i eliminojmë ato", tha Bajden.

NOA/EL

KOMENTE