Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klosi: Dënojmë dhunën ndaj minatorëve
English

Klosi: Dënojmë dhunën ndaj minatorëve

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me përplasjen e djeshme të policisë me minatorët që protestonin para kryeministrisë. Deputeti, Blendi Klosi, u shpreh se qeveria duhet tu plotësojë kërkesat kësaj kategori shoqërore dhe ti trajtoj ata me dinjitet.

Ai e cilësoi të papranueshme dhunimin e protestuesve. "Minatorë që protestonin për të drejtat e tyre, për statusin e munguar. Baballarë të shoqëruar nga bashkëshortët dhe fëmijët, qytetarë të cilët pasi kanë ushtruar për vite me rradhë një nga profesionet më të vështira dhe konsumues, kërkojnë një pension të denjë e të merituar", u shpreh Klsoi.

Klosi shtoi se në përgjigje të kresave të tyre për pension dhe status, minatorët morën dhunën e ushtruar nga qeveria.

"Dje, këta minatorë i kërkuan Sali Berishës të respektonte marrëveshjen dhe të përmbushte premtimet, por në këmbim morën dhunën e policisë, përgjatë një tentative çnjerëzore për të shpërndarë protestuesit. Sali Berisha, pasi u vodhi këtyre minatorëve pensionin e munguar, statusin e merituar, kërkon t'u vjedhi me dhunë edhe shpresën për të ardhmen", u shpreh deputeti i PS-së, Klosi.

m.xh/NOA

KOMENTE