Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE dënon vjedhjen e identitetit
English

BE dënon vjedhjen e identitetit

Bruksel, 22 shkurt, NOA - Vrasjet e kryera nga njerëzit e shërbimit sekret izraelite, me identitet të maskuar si qytetar të vendeve të Bashkimit Europian, janë vlerësuar si mjaft negative nga BE-ja.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm kanë dënuar përdorimin e dokumenteve të falsifikuara të qytetarëve të Unionit në vrasjen e militantit të Hamasit, Mahmud al-Mabuh në Dubai janarin e kaluar.

Në deklaratën e tyre thuhet se, BE-ja"dënon ashpër përdorimin e pasaportave të falsifikuara evropiane dhe kartave të kreditit, përmes vjedhjes së identitetit të qytetarëve evropianë, për anëtarët e skuadrës së përfshirë në vrasje", thuhet në deklaratën e Brukselit zyrtar.

Deklarata nuk e përmend drejtpërdrejt Izraelin, por dyshohet se agjencia izraelite e zbulimit, Mosad, fshihet pas vrasjes së Al-Mabuhit Mosadi është akuzuar për fallsifikim të pasaportave britanike, irlandeze, franceze dhe gjermane, në mënyrë që vrasësit të hynin në Dubai me identitete të rreme.

NOA/EL

KOMENTE