Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanov, gati para vizitës së Nimic
English

Ivanov, gati para vizitës së Nimic

Shkup, 22 shkurt, NOA - Një takim i radhës i kreut të shtetit të Maqedonisë, do të zhvillohet sot para ardhjes së ndërmjetësit të KB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic, i cili mbërrin në Shkup ditën e nesërme. Në takimin e zhvilluar mes kryeministrit Nikolla Gruevski, presidentit Gjorgje Ivanov, shefit të diplomacisë Antonio Milloshoski dhe zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi do të bisedohet për shprehjen e qëndrimit dhe pritjet nga takimet e paralajmëruara të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup dhe Athinë.

Nga ana e tij, kryeministri Gruevski deklaroi se në rast se ndërmjetësi Nimic ofron ide më konkrete, atëherë do të ftohet një takim më i gjerë për shqyrtimin e tyre.

"Nëse Nimic vjen me ide më konkrete, atëherë mund të thërrasim një takim më të gjerë. Gjithçka do të varet se si do të paraqitet ndërmjetësi Nimic. A do të paraqitet me disa ide më të konkretizuara të lidhur me zgjidhjen e problemit, apo do të vijë në një takim konsultues", ka theksuar kryeministri Gruevski.

Ai ka pranuar se ka presione edhe ndaj Maqedonisë por edhe ndaj Greqisë lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit. "Të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare më shumë apo më pak po mundohen të bëjnë presione në të dyja anët. Ndaj neve presionet na bëhen më lehtë, sepse Greqia është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe është një shtet më i fuqishëm. Ka presione për të ardhur deri tek një zgjidhje, e cila do të jetë e pranueshme nga të dyja palët", ka theksuar kryeministri Gruevski.

Vizita e Nimicit vjen pas vizitave të fundit të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, si euro-komisionerit për zgjerim, Shtefan Fule, euro-parlamentarëve dhe raportuesve për Maqedoninë si dhe senatorëve amerikanë, të cilët tërhoqën vërejtjen për zgjidhjen e shpejtë të kontestit të emrit.

NOA-INA

KOMENTE