Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leonardo: Me United si me Barin
English

Leonardo: Me United si me Barin

Milano, 22 Shkurt NOA - Tekniku i Milanit braziliani Leonardo ka gjetur sërish qetësinë e duhur pas fitores të marrë në mbrëmjen e djeshme, në sfidën që kuq e zinjtë kishin më ekipin e Barit.

Ai ka deklaruar se lojtarët e tij zhvilluan një lojë mjaft të bukur duke e marrë në zotërim atë dhe duke e kontrolluar gjatë gjithë kohës.

Ekipi i Milanit arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 falë golave të shënuar nga Pato dhe Borielo.

"Ky është i njëjti rezultat i cili na duhet për tu kualifikuar në Champions League ku mbi të gjitha duhet të përpiqemi të kemi të njëjtin shpirt gare të cilin kishim në ndeshjen me Barin", - deklaroi Leonardo i cili kërkon që ekipi tij të zhvillojë të njëjtën lojë dhe në Angli në ndeshjen me Manchester United ku kuq e zinjtë do të përpiqen të kualifikohen edhe pse kjo gjë tashmë është bërë tepër e vështirë nga rezultati i ndeshjes së parë.

r.b/NOA

KOMENTE