Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha- Adlesiç: Pakt për emergjencat
English

Basha- Adlesiç: Pakt për emergjencat

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Ministria e Brendshme shqiptare nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike.Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli dhe Drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kroacisë Damir Trut.

Të pranishëm në këtë firmosjen e këtij pati kanë qenë dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Zëvendëskryeministres së Kroacisë Durda Adlesiç.

Ministri Basha dhe Zv. kryeministrja kroate Adlesiç deklaruan gatishmërinë për zbatimin e plotë të këtij memorandumi që parashikon ndihmën e ndërsjellët në kapërcimin ose zbutjen e fatkeqësive natyrore, shkëmbimin e informacionit, të përvojës dhe trajnimin e efektivave të strukturave homologe të emergjencave civile shqiptare e kroate.

"Ne mbështesim nismën kroate për krijimin në Split të Kroacisë të Qendrës Rajonale të Përgatitjes dhe të Zhvillimit të Operacioneve ndaj zjarreve në pyje dhe më gjerë", u shpreh ministri Basha.

Adlesiç, në fjalën e saj, solli në vëmendje rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në të gjithë fushat e sigurisë, duke përfshirë edhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Ajo gjithashtu falënderoi ministrin Basha për përkrahjen e nismës për krijimin në Kroaci, të Qendrës Rajonale Operacionale kundër zjarreve.

Ministri Basha shprehu falënderimin për ndihmën e dhënë nga Kroacia gjatë situatës së shkaktuar nga përmbytjet natyrore në muajin Janar në Qarkun e Shkodrës dhe Qarkun e Lezhës.

m.xh/NOA

KOMENTE