Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Nevojitet politikë e ashpër penale
English

Spahiu: Nevojitet politikë e ashpër penale

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një takim që ka zhvilluar paraditen e sotme me gjyqtarët e 6 gjykatave ka theksuar para tyre domodoshmërinë e ekzistencës së një politike të fortë penale ndaj krimeve në vend.

Përmes nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, ky institucion ka lëshuar kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve, duke kërkuar prej tyre angazhim maksimal për të përmbushur detyrimet e Bashkimit Evropian në lidhje me sistemin gjyqësor në vend.

Konkretisht, Spahiu ka kërkuar dënim të ashpër për çështjet e korrupsionit nga ana e gjyqtarëve, si edhe një politikë të ashpër penale për krimet.

Më tej, ai u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të mos shkelin të drejtat e palëve në gjykim.

n.e/NOA

KOMENTE