Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI: Jo maqedonisht në klasë të parë
English

BDI: Jo maqedonisht në klasë të parë

Shkup, 27 shkurt, NOA - Bashkimi Demokratik Shqiptar përmes një deklarate për shtyp reagoi ashpër ndaj pohimeve të ministrit Todorov se nuk heq dorë nga mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë. "Përkundër revoltës së madhe që ka shkaktuar vendimi i qeverisë VMRO-BDI për imponimin e mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë e arsimit fillor për nxënësit shqiptar, arroganca e partnerëve qeveritar nuk ka të ndalur. Ministri Todorov, në cilësinë e zëdhënësit të koalicionit qeverisës, bëri me dije se Qeveria VMRO-BDI nuk do të heqë dorë nga vendimi dhe pret nga Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e këtij e tij", thuhet në reagimin e BDSH-së.

Nga kjo parti thonë se habiten me veprimet e BDI se si nuk e shpall të pavlefshëm pjesën e programit të vet partiak ku si prioritet cakton " mësimin e gjuhës së mjedisit nga klasa e parë e arsimit fillor" dhe pret qëndrimin e Gjykatës Kushtetues lidhur me këtë vendim.

"Duke parë arrogancën e udhëheqjes së BDI-së rreth kësaj çështje kërkojmë nga anëtarësia e BDI-së që të ushtrojnë të gjitha format e presionit mbi udhëheqjen e partisë për ta anuluar këtë pjesë të programit partiak. Ky qëndrim partiak, i shndërruar në vendim qeveritar, prek interesat e të gjithë shqiptarëve", theksohet më tej në reagim.

Bashkimi Demokratik Shqiptar mendon se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, siç e quan organ i vulosjes së politikës antishqiptare në këtë shtet, do të vulosë ligjshmërinë e vendimit qeveritar dhe të programit të BDI-ë. Në të njëjtë mënyrë siç i dha vulë ndalimit të flamurit kombëtar shqiptar.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon që përfaqësuesit e institucioneve të demokracive perëndimore të reagojnë edhe më ashpër ndaj politikës që nxit tensione dhe rrezikon destabilizimin e rajonit.

NOA-INA

KOMENTE