Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitore e rëndësishme e City ndaj Çelsit
English

Fitore e rëndësishme e City ndaj Çelsit

Angli, 27 Shkurt NOA - Ishte një fitore e madhe ajo që arriti të merrte ekipi i Roberto Mançinit, Manchester City në sfidën me Çelsin e Ançelotit.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh ku për to shënoi mesfushori Lampard në minutat e fundit të garës. Barazimi nga djemtë e Mançinit erdhi menjëherë ku Tevez u tregua mjaft i saktë duke shfrytëzuar ditën jo të mirë për mbrojtësit Terry dhe Hilario.

Të ftuarit në pjesën e dytë thelluan rezultatin ku për këtë gjë mendoi të shënonte dy herë Bellamy i cili e çoi atë në 3 me 1. Më pas Tevez shënoi përsëri nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar fitoren e ekipit të tij në këtë sfidë mjaft të vështirë.

Për të vendosur rezultatin final të kësaj gare në minutën e 90 të saj shënoi sërish Lampard për blutë e Londrës, duke çuar ndeshjen në 2 me 4 në favor të City.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për ekipin e Manchester City, pasi Çelsi ndodhet në vendin e parë të kampionatit dhe nga kjo disfatë e saj mund të përfitojë skuadra e United.

r.b/NOA

KOMENTE