Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KESH: Fierza, në nivelin 293.63 m
English

KESH: Fierza, në nivelin 293.63 m

Fierzë, 27 shkurt, NOA - Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka nisur të ulet për shkak të rënies së prurjeve. Lajmi konfirmohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sipas së cilës të dhënat më të fundit tregojnë se hidrocentrali i Fierzës është realisht në një kuotim prej 293.63 metrash. Ndërkaq, thuhet se prurjet në këtë hidrocentral kanë arritur në nivelin prej 700 m3 /sek, ndërsa shkarkimet 350 m3/sek.

Nga ana tjetër, raportohet se në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur nivelin e kuotimit prej 171.18 metrash, ndërsa thuhet se prurjet janë 400 m3/s dhe shkarkimet 600 m3/sek.

Më të ulët janë treguesit për hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku thuhet se niveli i ujit ka arritur në 74.50 m, ndërsa prurjet shënojnë janë 160 m3/s dhe shkarkimi 650 m3/sek.

n.e/NOA

KOMENTE