Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk kemi pse përfaqësohemi nga UNMIK
English

Nuk kemi pse përfaqësohemi nga UNMIK

Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë. Një fakt të tillë e bëjnë me dijeni autoritetet e larta në Prishtinë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut. Duket se autoritetet kosovare janë plotësisht kundër një fakti të tillë, duke pohuar se Kosova tani që është e pavarur nuk mund të përfaqësohet më përmes UNMIK-ut.

Bëhet fjalë për mbajtjen e takimit të liderëve të rajonit në Slloveni, ku Serbia ka propozuar që atje delegacioni i Kosovës të jetë pjesë e UNMIK-ut.

Por ky propozim është hedhur kategorikisht poshtë nga kosovarët.

Që nga shpallja e pavarësisë, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale kryesisht është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që ky përfaqësim të bëhet sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çka nënkuptonte që delegacionet e Kosovës të jenë pjesë e UNMIK-ut.

n.e/NOA

KOMENTE