Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferraj në Kroaci për bashkëpunim kulturor
English

Xhaferraj në Kroaci për bashkëpunim kulturor

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe ajo kroate kanë firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e ekspertëve në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, si dhe për pjesëmarrjen e ndërsjellë në festivalet artistike, takimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e tjera.

Marrëveshja u bë e mundur gjatë vizitës së ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj. Xhaferraj u takua me homologun e tij kroat, Bozo Biskupic.

Në takimin mes dy homologëve u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe reciprok midis institucioneve dhe shoqatave në fushën e kulturës, artit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu dhe për shkëmbimin e ekspertëve në të gjitha fushat e kulturës dhe artit si dhe inkurajimin për pjesëmarrjen e ndërsjellë në festivalet artistike, takimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e tjera etj.

Programi i Bashkëpunimit kulturor midis dy Ministrive për vitet 2010, 2011 dhe 2012, ka për qëllim të inkurajojë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë midis galerive, muzeumeve dhe do mbështetjen për organizimin e ekspozitave të artit.

m.xh/NOA

KOMENTE