Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi diskuton sot draftet e PS-së
English

Kuvendi diskuton sot draftet e PS-së

Tiranë, 2 mars, NOA - Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot për të diskutuar mbi propozimet ligjore të dorëzuara disa ditë më parë në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit.

Lidhur me një mbledhje të tillë, dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka shkruar madje një letër kreu të PS-së, Edi Rama, me anë të së cilës i ka kërkuar atij që të paraqesë kreun e grupit parlamentar socialist.

"Vendimi për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, është bërë mbi bazën e nenit 7, të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002, "për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit", thuhet në këtë letër.

Duke i sqaruar më tej Ramës se sipas nenit 12 të rregullores së Kuvendit, Konferenca e kryetarëve përbëhet ng kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit.

E në të tilla kushte, sipas Topallit, është e domosdoshme paraqitja në mbledhjen e sotme e përfaqësuesit socialist.

n.e/NOA

KOMENTE