Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji kundër diskriminimit, arritje për Shqipërinë
English

Ligji kundër diskriminimit, arritje për Shqipërinë

Tiranë, 2 mars NOA - Ambasadorja e Anglisë në vendin tonë, Fiona Mcllwham ka vlerësuar si një hap mjaft pozitiv miratimin e ligjit për diskriminimin nga qeveria shqiptare. Deklarata e saj u bë në kuadër të hapjes së "Javës së Përfshirjes", një iniciative e ambasadës Britanike dhe Këshilli Britanik për përfshirjen në aktivitete të gjithë kategorive shoqërore.

Organizimi i "Javës së Përfshirjes", është bërë në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar të të Drejtave të Aftësisë së Kufizuar dhe Fondacionit "Vodafone Shqiptar". Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera, dhe Drejtoresha e Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë Liri Berisha.

Ambasadorja angleze theksoi se ligji kundër diskriminimit që u miratua në Parlamentin Shqiptar muajin e kaluar ishte një hap shumë pozitiv përpara.

Ajo shpjegoi se ne Britani çështja e antidiskriminimit dhe mundësitë e barabarta janë në krye të axhëndës.

"Arsyeja për këtë është e thjeshtë. Ne nuk e shohim thjesht si politike apo si program; ne nuk e shohim si mbështetje për më të dobëtin. Ne e shohim si diçka që shkon në zemër të Britanisë moderne, diçka që tregon esencën tonë, kush jemi ne si një komb Europian. Diversiteti përkufizon Britaninë: Është ai që na jep ne forcë dhe dinamizëm", tha ajo.

Si pjese e programit të "Javës së Përfshirjes" ka ardhur në Tiranë, David Morris, Drejtori për Përfshirjen në Lojërat Olimpike dhe paralimpike 2012 në Londër, për të folur për angazhimin e Britanisë ndaj përfshirjes.

m.xh/NOA

KOMENTE