Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet inaugurimi i patriarkut Irinej
English

Shtyhet inaugurimi i patriarkut Irinej

Pejë, 2 mars, NOA - Ishte parashikuar të kryhej në muajin prill, por duket se është shtyrë përtej këtij afati. Fjala është për ceremoninë inaguruese të kreut të kishës ortodokse serbe Irinej, e cila ishte planifikuar të mbahej në Kosovë në miajin prill. Por kisha serbe ka njoftuar se ceremonia do të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti, por pa saktësuar ndonjë datë të caktuar. Irinej e kishte marrë detyrën e tij në dy ceremoni të zhvilluara gjatë muajit janar në Beograd dhe ceremonia e tretë ishte parashikuar të kruhej në patriarkanën e Pejës në Kosovë.

Ky fakt, ngjalli shumë reagime nga autoritetet kosovare, pasi kjo është hera e parë, që një ceremoni e tillë do të mbahet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

Të mos harrojmë edhe faktin se patriarku serb njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Ka qenë deklarata e tij "Atje është toka jonë" për Pejën, duke komentuar inaugurimin e tij në këtë qytet, çka ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e kosovarëve.

n.e/NOA

KOMENTE