Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët: Berisha realizo kërkesat ose ik
English

Minatorët: Berisha realizo kërkesat ose ik

Tiranë, 3 mars, NOA - Minatorët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre ekonomike. Tashmë në listën e ankesave të tyre nuk është vetëm statusi i minatorit dhe mosha e pensionit por dhe varfëria që ka prekur këtë kategori si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë.

Ditën e enjte në orën 11.30, minatorët do të protestojnë para kryeministrisë për realizimin e këtyre kërkesave të cilat sipas tyre po rrënojnë çdo ditë ekonominë familjare.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri i ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit t'i bashkohen protestës, pasi kërkesat e tyre janë gjithëpërfshirëse që nga rritja e çmimit të energjisë e deri tek rritja demagogjike e pensioneve.

Xibri ka theksuar se po vihet re një ndërgjegjësim qytetar, por ka ardhur koha që të mos heshtet ndaj kërkesave që cenojnë direkt cilësinë e jetës së qytetarëve.

"U bënë disa kohë që kërkojmë të takohemi me kryeministrin Berisha por kemi parë vetëm heshtjen e qeveritarëve.

Nëse protesta e nesërme nuk do të ketë rezultat pozitiv, kërkesat ekonomike të minatorëve do të kthehen në politike duke kërkuar në këtë mënyrë dorëheqjen e qeverisë.

Javën e shkuar, minatorët u përplasën me policinë gjatë protestës së tyre, pasi kërkuan të takohen me kryeministrin Berisha.

b.a/NOA

KOMENTE