Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti në Kuvend: Në HEC-e, shumë prurje
English

Prifti në Kuvend: Në HEC-e, shumë prurje

Tiranë, 4 mars, NOA - Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ka raportuar në seancën e sotme plenare mbi gjendjen aktuale të sistemit energjetik në vendin tonë. Sipas tij, niveli i ujit në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës ka arritur në 293.85 metra, kur niveli i lejuar është 296 metra. Ndërsa në lidhje me kaskadën e hidrocentralit të Komanit, ai raportoi se lartësia ka arritur në 171.81 metra, duke shënuar mjaft rritje vetëm në 24 orët e fundit. Ndërsa për Vaun e Dejës, ai tha se ka një lartësi prej 74.44 metrash, ku 76 metra është niveli maksimal.

Me të tilla shifra, ai la të kuptonte se vendi sërish është i goditur nga reshjet dhe edhe pse u ndërpre shkarkimi i ujërave nga këto kaskada, ai mund të kryhet sërish, pnëse do të vazhdojmë të kemi rritje të prurjeve të ujit brenda tyre.

n.e/NOA

KOMENTE