Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blanc mohon interesin e Juventus për Domenech
English

Blanc mohon interesin e Juventus për Domenech

Torino, 6 Mars NOA - Klubi i Juventus është në kërkim të një trajneri i cili do të mund të zëvendësojë Zakeronin pas përfundimit të këtij kampionati.

Emrat për këtë rol janë të shumtë dhe madje është folur së tepërmi, ku ditët e fundit spikati ai i përfaqësueses franceze, Domenech. Kjo gjë vjen pasi tekniku i Francës në fund të botërorit do të largohet nga kjo përfaqësuese dhe më pas do të jetë i lirë, ku janë të shumtë klubet të cilat kanë shfaqur interes për të.

Tashmë, për këtë çështje çdo gjë mund të themi se është mbyllur, pasi ka qenë vetë presidenti i Juventusit Jean Claude Blanc, i cili ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se Domenech nuk do të jetë asnjëherë trajneri i Juventuist.

Me këtë deklaratë ai ka mohuar gjithçka që është folur nga mediat në Francë, për sa i përket një interesimi të mundshëm të bardhë e zinjve për trajnerin Domenech.

r.b/NOA

KOMENTE